Bota

Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit në brigjet e Detit të Kinës Lindore

Transmetuesi publik NHK, duke cituar burime nga GSDF, tha se ushtria japoneze po përgatitet të organizojë stërvitje përballë rritjes së pranisë rajonale të marinës kineze

Ahmet Furkan Mercan   | 17.04.2021
Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit në brigjet e Detit të Kinës Lindore

Tokio

Forca Japoneze Tokësore të Vetëmbrojtjes (GSDF) kanë në plan të zhvillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit në rajonin Kyushu, në bregdetin e Detit të Kinës Lindore, në pjesën më jugore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi publik NHK, duke cituar burime nga GSDF, tha se ushtria japoneze po përgatitet të organizojë stërvitje përballë rritjes së pranisë rajonale të marinës kineze.

GSDF do të zhvillojë një stërvitje ushtarake midis shtatorit dhe nëntorit me pjesëmarrjen e afërsisht 140.000 pjesëtarëve të personelit të GSDF-së në rajonin Kyushu në jug të vendit.

Vendi planifikon të rrisë nivelin e parandalimit ndaj emergjencave të mundshme në pjesën jugperëndimore në stërvitjen më të madhe ushtarake të 30 viteve të fundit, në të cilën trupat në rajonin verior Hokkaido, si dhe në Tohoku dhe Shikoku, do të dërgohen në Kyushu.

Siç thuhet, përmbajtja e stërvitjes, ku logjistika e përbërë nga stafi ushtarak, tanket dhe ushqimi do të transportohen në rajon me anije dhe aeroplanë, mund të ndryshojë në varësi të shpërthimit të koronavirusit (COVID-19).

Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se një proces i tillë për stërvitje u krye për herë të fundit në vitin 1993, kur përfundoi Lufta e Ftohtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın