Bota

Japonia: Nuk kemi problem me furnizim pas sulmit ndaj tankerëve

Dy tankerë të naftës, njëri prej të cilëve administrohej nga një kompani japoneze, u sulmuan të enjten në Gjirin e Omanit

Riyaz ul Khaliq  | 14.06.2019 - Përdıtësım : 16.06.2019
Japonia: Nuk kemi problem me furnizim pas sulmit ndaj tankerëve

Ankara

Zyrtarët japonezë të premten thanë se nuk kanë problem me "furnizimin e qëndrueshëm me energji", pasi një ditë më herët dy tankerë të naftës u sulmuan në Gjirin e Omanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, agjencia japoneze e lajmeve Kyodo shkruan se Tokio zyrtare është në komunikim me SHBA-të lidhur me çështjen.

Duke folur në një konferencë për media, ministri japonez i ekonomisë, tregtisë dhe industrisë, Hiroshige Seko, tha: "Edhe pse nuk do të ketë problem me furnizimin e qëndrueshëm me energji, ne do të vazhdojmë të mbikëqyrim informatat relevante".

Dy tankerë të naftës, njëri prej të cilëve administrohej nga një kompani japoneze, u sulmuan të enjten në Gjirin e Omanit përderisa ishin nisur rrugës për në Azi na Katari dhe Arabia Saudite.

Pas eksplodimeve, dy tankerët bënë thirrje për ndihmë të shpejtë prej shteteve përreth Gjirit.

Të paktën 44 persona u evakuuan nga tankerët dhe u bartën në portin Bandar-e-Jask që ndodhet në provincën Hormozgan në jug të Iranit, thuhet në raportimin e agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA.

Sulmet ndodhën përderisa kryeministri japonez, Abe Shinzo, ishte në një vizitë në Iran për të biseduar me liderët e vendeve të Lindjes së Mesme me qëllim të zbutjes së tensioneve mes Tehranit dhe Washington-it.

Duke folur rreth incidentit, ministri japonez i transportit, Keiichi Ishii, tha se "akoma nuk e kemi mësuar se kush dhe si i ka kryer sulmet".

SHBA-të në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë akuzuar Iranin për sulmet në afërsi të linjës detare me rëndësi strategjike.

Megjithatë, ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif tha se sulmet ishin "të dyshimta" pasi ishin kryer gjatë bisedimeve mes kryeministrit japonez dhe liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

"(Termi) Të dyshimta, as që ia fillon me përshkrimin e asaj se çfarë ndodhi këtë mëngjes", shkroi Zarif në rrjetet sociale, duke shtuar se "Dialogu Rajonal i propozuar nga Irani është imperativ".

Yoshihide Suga, shefi i kabinetit të kryeministrit japonez, tha se qeveria japoneze është "në bashkëpunim të afërt dhe shkëmben informata me SHBA-të".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın