Bota, Koronavirusi

Japonia ndaloi hyrjet në vend nga SHBA, Kina, Koreja e Jugut dhe Evropa

Japonia do të ndalojë hyrjen e udhëtarëve nga SHBA, Kina, Koreja e Jugut dhe shumicën e shteteve evropiane

Ahmet Furkan Mercan   | 31.03.2020
Japonia ndaloi hyrjet në vend nga SHBA, Kina, Koreja e Jugut dhe Evropa

Tokio

Japonia në kuadër të masave kundër pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19) do të ndalojë hyrjen e udhëtarëve nga SHBA, Kina, Koreja e Jugut dhe shumicën e shteteve evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, ministri i Jashtëm Motegi Toshimitsu, në një konferencë për media njoftoi se është zgjeruar lista e vendeve ndaj të cilëve do të zbatohet ndalesë për hyrje.

Ai tha se udhëtarët që kanë vizituar SHBA-të, Kinën, Korenë e Jugut dhe gati të gjitha shtetet evropiane në 14 ditët e fundit, nuk do të mund të hyjnë në Japoni.

Me këtë numri i vendeve të ndaluara për hyrje në vend arriti në 73.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın