Bota

Japonia miraton vaksinën anti-COVID për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç

Media lokale tha se vaksinimi i kësaj grupmoshe, që do të fillojë nga marsi i këtij viti, do të përfshijë tetë milionë fëmijë në fazën e parë

Ahmet Furkan Mercan  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Japonia miraton vaksinën anti-COVID për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç

Tokio

Japonia ka miratuar administrimin e vaksinës Pfizer kundër koronavirusit (COVID-19) për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autorizimi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa deri më tani vaksina administrohej nga mosha 12 vjeç e më lart.

Agjencia Kyodo raportoi se vaksinimi i kësaj grupmoshe, që do të fillojë nga marsi i këtij viti, do të përfshijë tetë milionë fëmijë në fazën e parë.

Pfizer kishte aplikuar për autorizim vaksinimi për fëmijët 5-11 vjeç në Japoni në nëntor 2021.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın