Bota

Japonia mban stërvitjen më të madhe ushtarake në 3 dekada

Të paktën 100 mijë pjesëtarë, 20 mijë automjete dhe 120 avionë do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake

Riyaz Khaliq Khaliq   | 15.09.2021
Japonia mban stërvitjen më të madhe ushtarake në 3 dekada Foto: AA/Arkiv

Ankara

Japonia të mërkurën filloi stërvitjen më të madhe ushtarake në tre dekada me pjesëmarrjen e të paktën 100 mijë pjestarëve, 20 mijë automjeteve dhe 120 avionëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat Tokësore japoneze të Vetë-Mbrojtjes (GSDF) në deklaratën e sotme thanë se "Stërvitja e Forcës Tokësore të Vetëmbrojtjes" do të vazhdojë deri në fund të nëntorit.

"Kjo manovër është një stërvitje në shkallë të gjerë për të gjithë Forcën Tokësore të Vetëmbrojtjes për herë të parë në 30 vjet që nga viti 1993, duke u fokusuar në fazën përgatitore operacionale dhe duke përmirësuar efektivitetin operacional dhe aftësinë parandaluese/përballuese", thuhet në deklaratë.

Stërvitja ushtarake po mbahet në një kohë kur SHBA-ja dhe aleatët e saj po rrisin mbështetjen për të kundërshtuar zgjerimin e ndikimit ushtarak dhe ekonomik të Kinës në rajon.

Në stërvitje do të marrin pjesë pjesëtarët nga Forcat Detare dhe Ajrore të Mbrojtjes të Japonisë, si dhe një anije aterimi e Ushtrisë Amerikane.

"Për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive situatave të ndryshme, përfshirë sulmet në ishuj, është thelbësore që forcat e nevojshme të vendosen shpejt dhe gjerësisht, në varësi të situatës", tha Nobuo Kishi, ministri i Mbrojtjes i Japonisë.

Një zyrtar i GSDF tha për Kyodo News me qendër në Tokio se: "Në një mjedis sigurie gjithnjë e më të pasigurt, fokusi i punës sonë do të jetë në gatishmërinë operacionale".

Stërvitjet do të përfshijnë transportimin e pajisjeve të mbrojtjes, përfshirë tanket, furnizimet e nevojshme dhe testimin e sistemeve të komunikimit në të gjithë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın