Bota

Japonia: Malpass kandidat i fuqishëm për postin e kreut të Bankës Botërore

Ministri i Financave të Japonisë, Taro Aso ka shprehur mendim pozitiv për David Malpass, të cilin e nominoi Washingtoni për postin e kreut te Bankës Botërore

Emre Aytekin   | 11.02.2019
Japonia: Malpass kandidat i fuqishëm për postin e kreut të Bankës Botërore

Ankara

ANKARA (AA) – Ministri i Financave të Japonisë, Taro Aso e konsideron si kandidat të fuqishëm David Malpass, të propozuar nga Washingtoni për postin e kreut të Bankës Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raporton se Aso pas takimit me Malpass të realizuar në Tokio ka shprehur mendim pozitiv për të.

Aso po ashtu konsideron se fokusi i Bankës Botërore duhet të jetë tek vendet në zhvillim, të cilat kanë nevojë për ndihmë dhe të zvoglojnë kreditimin e Kinës dhe vendeve të tjera me rritje të shpejtë ekonomike.

Ministri japonez iu shmang t'i japë mbështetje të hapur Malpass duke shtuar se aplikimet janë të hapura deri më 14 mars.

"Duhet parë të gjithë kandidatët që do të aplikojnë", konsideron Aso.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın