Saadet Gökce
22 korrik 2026•Përditësim: 22 korrik 2026
Japonia lëshoi sot alarm për goditje nga nxehtësia në 41 nga 47 prefekturat e saj, transmeton Anadolu.
Japonia po përjeton një valë të vazhdueshme të të nxehtit, me një sistem të vazhdueshëm presioni të lartë që shtyn temperaturat mbi 40 gradë Celsius për të dytën ditë radhazi, tha transmetuesi publik NHK.
Kjo shënon ditën e dytë radhazi të "kokushobi", ose "ditë e nxehtë", një emërtim i ri zyrtar për të ndihmuar në nënvizimin e paralajmërimit publik.
Temperatura më e lartë ishte 40.5 gradë Celsius në Kuwana, në prefekturën Mie, e ndjekur nga 40.1 gradë Celsius në Hamamatsu, në prefekturën Shizuoka.
Disa qytete të tjera regjistruan gjithashtu temperatura mbi 39 gradë Celsius.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Tokios, të martën 287 persona u dërguan në spital për shkak të goditjes së të nxehtit të dyshuar.
Banorët janë këshilluar të përdorin kondicionerë, të qëndrojnë të hidratuar dhe të mbajnë sasinë e duhur të kripës. Ata gjithashtu u kërkuan të shmangin aktivitetet e zgjatura në natyrë.
Kategoria "kokushobi" u prezantua nga agjencia e motit këtë vit për ditët kur temperaturat arrijnë 40 gradë Celsius ose më të larta, sipas "The Japan Times".
Verën e kaluar, më shumë se 100 mijë njerëz u dërguan në spital për goditje të nxehtësisë.