Bota

Japonia goditet nga një tërmet 5,4 ballë

Më herët, një tërmet me magnitudë 4,8 ballë në thellësi prej 19 kilometrash goditi prefekturën Yamanashi, e cila ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tokio

Ahmet Furkan Mercan   | 03.12.2021
Japonia goditet nga një tërmet 5,4 ballë

Tokio

Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë ka ndodhur në prefekturën Wakayama në Japoninë jugperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), tërmeti u regjistrua në orën 09:28 me kohën lokale në thellësi prej 20 kilometrash në ngushticën Kiisuido.

Dridhjet janë ndier në Mie, Hyogo, Tokushima dhe Kagawa.

Ndërkaq, në orën 06:37, një tërmet me magnitudë 4,8 ballë në thellësi prej 19 kilometrash goditi prefekturën Yamanashi, e cila ndodhet në perëndim të kryeqytetit Tokio.

JMA raportoi se tërmetet nuk paraqesin rrezik për cunami.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın