Bota

Japonia do të mbështesë vendet në zhvillim për të luftuar pandeminë COVID-19

Duke u shprehur se do t'u japin 200 milionë dollarë më shumë mbështetje vendeve në zhvillim në luftën kundër pandemisë, kryeministri japonez premtoi se mbështetja totale financiare e vendit të tij në këtë fushë do të arrijë në 5 miliardë dollarë

Ahmet Furkan Mercan  | 13.05.2022 - Përdıtësım : 13.05.2022
Japonia do të mbështesë vendet në zhvillim për të luftuar pandeminë COVID-19

Tokyo

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, u zotua se mbështetja e vendit të tij për luftën e vendeve në zhvillim kundër COVID-19 do të arrijë në 5 miliardë dollarë në total, transmeton Anadolu (AA).

Në video-mesazhin për "Samitin e 2-të të COVID-19" të organizuar nga SHBA-ja, Indonezia, Gjermania dhe Belizeja, kryeministri Kishida tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë masat antivirus të vendeve në zhvillim.

Duke theksuar se kanë kaluar më shumë se dy vjet nga përcaktimi i COVID-19 si një "pandemi", Kishida tha: "Shëndeti publik është nën kërcënim në çdo cep të botës dhe ka pësuar zhvillimi ekonomik dhe social".

Kryeministri japonez deklaroi se Japonia do të "bëjë me vendosmëri pjesën e saj" për të forcuar sistemin global shëndetësor kundër pandemive të mundshme në të ardhmen me zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19.

Duke u shprehur se do t'u japin 200 milionë dollarë më shumë mbështetje vendeve në zhvillim në luftën kundër pandemisë, Kishida premtoi se mbështetja totale financiare e vendit të tij në këtë fushë do të arrijë në 5 miliardë dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın