Bota

Japonia do të fal gjysmë milioni kriminelë

Falja do të bëhet gjatë ceremonisë së kurorëzimit të perandorit të ri javën e ardhshme

Riyaz ul Khaliq  | 18.10.2019 - Përdıtësım : 21.10.2019
Japonia do të fal gjysmë milioni kriminelë

Ankara

Japonia do të fal më shumë se gjysmë milioni kriminelë "të vegjël" gjatë ceremonisë së kurorëzimit të perandorit Naruhito javën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton Kyodo News, sekretari i kabinetit, Yoshihide Suga, para gazetarëve në Tokio tha se "ne do t'i zbatojmë faljet me një politikë për të promovuar rehabilitimin shoqëror duke rritur dëshirën e kriminelëve që të rehabilitojnë veten e tyre".

Shumica e faljeve të kriminelëve do të përfshijnë shkelësit e trafikut dhe ata që ishin përfshirë në vjedhje të vogla.

Qeveria kishte praktikuar një falje të ngjashme dekada më parë në vitin 1993 gjatë ceremonisë martesore të babait të perandorit Naruhito.

Megjithatë, personat që janë duke vuajtur dënimet nuk do të konsiderohen për falje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.