Bota

Japonia dhe BE-ja bien dakord të bashkëpunojnë për “Indo-Paqësor të lirë”

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, folën në telefon, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan çështjet rajonale, ndryshimet klimatike dhe marrëdhëniet dypalëshe

Riyaz Khaliq Khaliq   | 29.11.2021
Japonia dhe BE-ja bien dakord të bashkëpunojnë për “Indo-Paqësor të lirë” Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Japonia dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë rënë dakord të punojnë së bashku drejt një rajoni “të lirë Indo-Paqësor”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, folën në telefon, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan çështjet rajonale, ndryshimet klimatike dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë njoftoi se ata ranë dakord të promovojnë bashkëpunimin “për të realizuar një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor”.

Gjatë diskutimit mbi çështjet rajonale, të dy liderët diskutuan Kinën dhe Korenë e Veriut, si dhe rrëmbimin e pretenduar të shtetasve japonezë në të kaluarën nga Pheniani.

Japonia dhe BE-ja, thuhet më tej në njoftim, po ashtu do të punojnë për të “trajtuar çështjet globale si ndryshimet klimatike” dhe për të promovuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë dixhitalizimin, gjelbërimin, kibernetikën, zinxhirin e furnizimit, shkencën dhe teknologjinë, si dhe kundërmasat e dezinformimit”.

Ndërkohë, kreu i Këshillit të BE-së tha se ata ranë dakord bashkëpunojë për “paqe dhe prosperitet në Indo-Paqësor”.

Zyrtarët e lartë, siç njoftoi Michel në rrjetet sociale, diskutuan edhe mënyrat për të “zbatuar bashkëpunimin në fushën e gjelbër, dixhitalizimit dhe të lidhjeve”.

Udhëtimi i Këshillit të BE-së në Japoni sot u prolongua për shkak të pandemisë COVID-19 pasi një anëtar i ekipit të Michel-it rezultoi pozitiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın