Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Japoni, zbulohen rastet e para të variantit Eta të COVID-19

Në mbarë vendin janë zbuluar 18 raste me variantin Eta

Ahmet Furkan Mercan   | 10.09.2021
Japoni, zbulohen rastet e para të variantit Eta të COVID-19

Tokio

Në Japoni janë zbuluar rastet e para me variantin Eta të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë njofton se varianti Eta i COVID-19 është përhapur në Japoni.

Në mbarë vendin janë zbuluar 18 raste me variantin Eta.

Instituti Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NIID) njoftoi se janë marrë mostra nga pacientët dhe se do të bëhet analiza gjenetike e variantit në fjalë.

Për herë të parë Eta u zbulua në dhjetor të vitit 2020 në Britani ndërsa hyri në listën e varianteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mars 2021.

Varianti Eta në shumicën e rasteve është për hapur në kontinentet e Amerikës dhe Evropës.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın