Bota

Japoni, reaktori bërthamor rifillon funksionimin pas dy vjetësh

Reaktorit iu ndalua funksionimi nga Gjykata e Lartë e Hiroshima-s në janar të vitit të kaluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Riyaz Khaliq Khaliq  | 02.12.2021 - Përdıtësım : 02.12.2021
Japoni, reaktori bërthamor rifillon funksionimin pas dy vjetësh

Stamboll

Japonia ka rifilluar funksionimin e njërit nga reaktorët nuklearë të mbyllur dy vjet më parë për shkak të kontrolleve të rregullta të sigurisë dhe për shkak të një vendimi gjyqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reaktori numër 3 në centralin bërthamor Ikata, që drejtohet nga "Shikoku Electric Power Co.", ndodhet në provincën lindore Ehime dhe të njëjtit iu ndalua funksionimi nga Gjykata e Lartë e Hiroshima-s në janar të vitit të kaluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Paraprakisht, reaktori u mbyll në dhjetor të vitit 2019 për kontrolle sigurie, bëri të ditur agjencia e lajmeve Kyodo.

Tani, gjykata e njëjtë e ndryshoi urdhrin, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës së reaktorit bërthamor.

Kompania Shikoku Electric kishte parashtruar padi ndaj vendimit gjyqësor dhe tani fitoi gjyqin.

Në raport thuhet se kompania shtyu rifillimin e reaktorit pasi "një nga stafi i saj që ishte në ndërrim të natës në centralin Ikata kishte shkuar në një pompë të benzinës jashtë centralit pa marrë leje dhe këtë e kishte bërë pesë herë mes viteve 2017 dhe 2019, duke shkelur rregullat e sigurisë".

Megjithatë, kompanisë iu dha leje për të rifilluar funksionimit nga guvernatori i provincës Ehime, Tokihiro Nakamura, pasi kompani i furnizoi "të gjithë stafin e ndërrimit të natës me telefona të mençur që kanë funksionin e sistemit të pozicionimit, në mënyrë që të parandalojë përsëritjen e një incidenti të tillë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.