Bota

Japoni, rasti i parë me COVID-19 në pishtarin e stafetës olimpike

Vendi shqyrton mundësinë për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në katër prefektura

Riyaz Ul Khaliq   | 22.04.2021
Japoni, rasti i parë me COVID-19 në pishtarin e stafetës olimpike Foto: AA/Arkiv

Ankara

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë konfirmuar rastin e parë me COVID-19 në pishtarin e stafetës mbarëkombëtare olimpike, transmeton Anadolu Agency (AA).

I prekuri me koronavirus është një efektiv i policisë i cili u angazhua në detyra të kontrollit të trafikut në prefekturën perëndimore Kagawa të shtunën e kaluar, njoftoi agjencisë e lajmeve Kyodo.

Organizatorët thanë se efektivi i moshës 30-vjeç, kreu testin të dielën pasi u ndje keq, duke shtuar se ata besojnë se askush nuk ishte në kontakt të ngushtë me të.

Japonia po përgatitet të mbajë Lojërat Olimpike që do të fillojnë më 23 korrik. Për shkak të pandemisë, nuk do të lejohet pjesëmarrja e asnjë spektatori ndërkombëtar në lojëra.

Vendi me 127 milionë banorë ka raportuar gjithsej 541.496 raste me COVID-19, përfshirë 9.710 vdekje, ndërsa fushatën e vaksinimit e nisi në fillim të muajit të kaluar.

Stafeta tradicionale e pishtarit olimpik, e cila është zvogëluar, filloi më 25 mars në prefekturën Fukushima.

Për shkak të numrit në rritje të rasteve me COVID-19, Japonia është duke shqyrtuar vendosjen e gjendjes së tretë të jashtëzakonshme në katër prefektura, përfshirë kryeqytetin Tokio, Osaka, Kyoto dhe Hyogo.

Planet e Japonisë për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme kanë marrë mbështetje nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, i cili tha se vendimi nuk është "i lidhur me lojërat që po afrohen".

Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, Bach tha se: "Nëse merret kjo masë, mendoj se do të jetë absolutisht në përputhje me qasjen e kujdesshme të ndërmarrë nga qeveria japoneze, qeveria metropolitane e Tokios dhe autoritetet".

“Kjo është një masë parandaluese dhe për këtë kohë të kufizuar. Kjo është absolutisht në përputhje me politikën e përgjithshme të qeverisë, por nuk ka të bëjë me Lojërat Olimpike”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.