Bota, Ekonomi

Japoni, operatori më i madh celular pëson ndërprerje në rrjetin e komunikimit

NTT Docomo është operatori më i madh celular në Japoni me 80 milionë kontrata në strukturën e saj

Ahmet Furkan Mercan   | 15.10.2021
Japoni, operatori më i madh celular pëson ndërprerje në rrjetin e komunikimit

Tokio

Operatori më i madh celular i Japonisë, NTT Docomo ka patur ndërprerje në rrjetin e komunikimit dhe të dhënave në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit publik NHK, bëhet e ditur se NTT Docomo që nga mbrëmja e 14 tetorit ka patur ndërprerje në shërbimin e telefonisë dhe komunikimit të të dhënave në mbarë vendin.

Kompania japoneze ka kërkuar falje duke thënë se ndërprerja është shkaktuar si pasojë e një problemi të shfaqur gjatë punimeve në sistem.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve të Japonisë, Kaneko Yasushi e cilësoi këtë si "Një fatkeqësi të madhe që prek në masë të madhe shërbimin e telefonisë celulare dhe jetën e njerëzve".

Ai theksoi se në kuadër të infrastrukturës ligjore do të hetohet "serioziteti i situatës" dhe se pas hetimit do të merren masa kundër mundësisë së përsëritjes së problemit.

Ndërkohë theksohet se nga situata janë prekur edhe operatorët celularë me kosto të ulët që përdorin infrastrukturën e kompanisë.

NTT Docomo është operatori më i madh celular në Japoni me 80 milionë kontrata në strukturën e saj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın