Politikë, Bota

Japoni, ministri i reformave Kono, pasardhësi më i popullarizuar i kryeministrit Suga

Sipas sondazhit të kryer nga agjencia Kyodo në fundjavë nëpërmjet telefonit me mbi 1.000 persona, ministri Kono me 31,9 për qind u rendit i pari, si pasardhësi më i popullarizuar i kryeministrit Suga

Ahmet Furkan Mercan   | 06.09.2021
Japoni, ministri i reformave Kono, pasardhësi më i popullarizuar i kryeministrit Suga

Tokio

Në Japoni, një sondazh e ka paraqitur ministrin e Reformës Administrative dhe Rregullatore, Kono Taro, si "pasardhësi më i popullarizuar" i kryeministrit Suga Yoshihide, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazhit të kryer nga agjencia Kyodo në fundjavë nëpërmjet telefonit me mbi 1.000 persona, u pyet popullariteti i personave që mund të vijnë në vend të Suga-s.

Rezultatet treguan se ministri Kono me 31,9 për qind u rendit i pari.

Ish-ministri i Mbrojtjes Ishiba Shigeru fitoi 26,6 për qind si dhe ish-ministri i Jashtëm Kishida Fumio, 18,8 për qind të votave.

Suga, i cili erdhi në detyrë në shtator të vitit 2020, pësoi një rënie të mbështetjes publike, ndërsa javën e kaluar kishte njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjen e lidershipit të partisë në pushtet.

Partia LDP planifikohet që të mbajë zgjedhjet më 29 shtator.

Mandati zyrtar i deputetëve të Dhomës së Përfaqësuesve Japonezë (Shuugiin) përfundon më 21 tetor. Zgjedhjet e zakonshme të përgjithshme duhet të mbahen para kësaj date.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın