Bota, Shëndetësi

Japoni, mbi 66 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza kundër COVID-19

Vaksinimi me dozë të dytë për afërsisht 83,6 milionë persona, që korrespondon me 66,1 për qind të popullsisë, ka përfunduar

Ahmet Furkan Mercan   | 18.10.2021
Japoni, mbi 66 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza kundër COVID-19

Tokio

Në Japoni 66,1 për qind e popullsisë është vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria japoneze ka përditësuar të dhënat mbi aktivitetet e vaksinimit si pjesë e luftës kundër COVID-19.

Afërsisht 94,5 milionë qytetarë, që korrespondon me 74,7 për qind të popullsisë që jetojnë në vend, u vaksinuan kundër virusit.

Vaksinimi me dozë të dytë për afërsisht 83,6 milionë persona, që korrespondon me 66,1 për qind të popullsisë, ka përfunduar.

Ndërkohë, 91,1 për qind e qytetarëve të moshës 65-vjeç e lart janë vaksinuar me një dozë dhe 90 për qind me dozë të dyfishtë.

Qeveria japoneze deri në fillim të nëntorit synon të përfundojë vaksinimin e qytetarëve vullnetarë.

Japonia me një popullsi prej 126 milionë, fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 e filloi në shkurt 2021.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın