Bota, Shëndetësi, Ekonomi, Koronavirusi

Japoni, mbi 1.800 biznese të falimentuara për shkak të COVID-19

Në të gjithë vendin kanë falimentuar 1.860 kompani dhe në mesin e tyre janë renditur të parat nga sektori i ushqimeve dhe pijeve

Ahmet Furkan Mercan   | 04.08.2021
Japoni, mbi 1.800 biznese të falimentuara për shkak të COVID-19

Tokio

Në Japoni mbi 1.800 biznese kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 e deri më tani për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, "Teikoku Databank" ka shqyrtuar kompanitë që kanë aplikuar për falimentim dhe likuidim gjyqësor që prej shkurtit 2020 e deri më tani.

Sipas kësaj, në të gjithë vendin kanë falimentuar 1.860 kompani. Në mesin e tyre janë renditur të parat mbi 300 kompani nga sektori i ushqimeve dhe pijeve.

Në vitin e fundit kanë falimentuar 180 kompani ndërtimi, 100 kompani të akomodimit në turizëm dhe 100 kompani ushqimore me shumicë.

Në lajm theksohet se numri i falimentimeve do të vazhdojë të rritet për shkak të zgjatjes për herë të katërt të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila zbatohet në kuadër të luftës kundër pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın