Bota

Japoni, fillojnë provat klinike për vaksinën e parë të COVID-19

Vaksina e ADN-së e prodhuar nga kompania AnGes u aplikua tek 30 persona të shëndetshëm në spitalin universitar të qytetit Osaka

Ahmet Furkan Mercan   | 30.06.2020
Japoni, fillojnë provat klinike për vaksinën e parë të COVID-19

Tokio

Në Japoni kanë filluar provat e para klinike të vaksinës së parë potenciale kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, mësohet se vaksina e ADN-së e prodhuar nga kompania AnGes u aplikua tek 30 persona të shëndetshëm në spitalin universitar të qytetit Osaka.

Në praktikën klinike të kryer me dy vaksina intramuskulare në çdo subjekt prove, theksohet se subjektet provë janë ndarë në dy grupe dhe se një grupi i janë dhënë doza në sasi më të madhe.

Bëhet e ditur se personat do të mbahen nën vëzhgim përgjatë tetë javëve.

Nëse besueshmëria e vaksinës përcaktohet në fazën e parë të testeve, atëherë AnGes do të rrisë numrin e subjekteve provë në 400.

Pritet që prodhimi në seri të fillojë deri në vjeshtë 2021 duke marrë miratimin e qeverisë për besueshmërinë dhe efektin e vaksinës së parë potenciale kundër COVID-19 në Japoni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın