Bota

Japoni, arrestohet plaku që telefonoi 24.000 herë operatorin telefonik

Akitoshi Okamoto ka telefonuar mijëra herë operatorin telefonik të kompanisë së telekomunikacionit KDDI me pretendimin se i është shkelur kontrata

Nuri Aydın   | 03.12.2019
Japoni, arrestohet plaku që telefonoi 24.000 herë operatorin telefonik

Ankara

Një i moshuar 71-vjeçar në Japoni është arrestuar pasi 24.000 herë e ka telefonuar operatorin telefonik të një kompanie telekomunikacioni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave japoneze, policia e Tokios njoftoi se ka arrestuar pensionistin Akitoshi Okamoto për arsye se ka penguar zhvillimin e punës, pasi ai ka telefonuar mijëra herë operatorin telefonik të kompanisë së telekomunikacionit KDDI me pretendimin se i është shkelur kontrata.

Policia bëri të ditur se Akitoshi dëshiron që të kërkohet falje për shkak të shkeljes së bërë ndaj kontratës së tij, ndërsa ai ka ofenduar punonjësit e kompanisë, ndërsa në disa raste ka ndërprerë telefonatën menjëherë pasi i janë përgjigjur.

Siç thuhet, Japonia është duke u përballur me probleme sociale për shkak të rritjes së moshës së popullsisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın