Bota

Izraelitët vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin "Netanyahu mashtrues i madh" dhe hodhën slogane për largimin e kryeministrit izraelit

Hamdi Yıldız  | 17.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
Izraelitët vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

Kuds

Mijëra izraelitë pavarësisht karantinës zhvilluan protestë kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës "Haaretz", izraelitët që u mblodhën në urat dhe kryqëzimet nga veriu në jug të vendit, e intensifikuan protestën e tyre përpara banesës së Netanyahut.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin "Netanyahu mashtrues i madh" dhe hodhën slogane për largimin e kryeministrit izraelit.

Protestuesit zhvillojnë protestë nëpër rrugë pavarësisht karantinës dhe prej 30 javësh vazhdojnë protestat kundër Netanyahut për shkak të dështimit në luftën kundër koronavirusit (COVID-19) dhe për shkak të rënies së kushteve ekonomike dhe sociale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın