Bota

Izraeli urdhëron hetimin e burimit të rrjedhjeve të informatave në lidhje me Iranin

Ditëve të fundit, në mediat izraelite ka pasur lajme se ka mosmarrëveshje mes komandantëve të ushtrisë izraelite dhe “Mossad”-it për një marrëveshje të mundshme ndërkombëtare me Iranin për çështjen bërthamore

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Hacer Başer   | 01.07.2022
Izraeli urdhëron hetimin e burimit të rrjedhjeve të informatave në lidhje me Iranin

Kuds

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz, ka urdhëruar të bëhet një hetim mbi burimin e rrjedhjeve të informacionit në media për çështjet e sigurisë dhe ushtarake që lidhen me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Korporata e Transmetimit Publik e Izraelit (KAN) raportoi se Gantz urdhëroi autoritetet përkatëse në ministri që të kryejnë kërkime për të zbuluar rrjedhjet e fundit në lidhje me negociatat e mbyllura të kryera nga shërbimet e sigurisë. Sipas raportit, këto rrjedhje dëmtuan politikën e fshehtësisë së Izraelit në luftën kundër Iranit.

Thuhet se në mesin e informacioneve të rrjedhura kishte mosmarrëveshje midis shërbimit të inteligjencës së jashtme izraelite Mossad dhe njësisë së inteligjencës brenda ushtrisë, sulmit elektronik në fabrikën iraniane të hekurit dhe çelikut, përgjimit të mjeteve ajrore pa pilot në Irak dhe vizitës në Egjipt të shefit të Shtabit të Izraelit, Aviv Kochavi.

Theksohet se Izraeli në përgjithësi nuk ndjek objektiva iraniane në Iran dhe Siri apo ndonjë aktivitet tjetër që synon të pengojë ndikimin e Iranit në rajon.

Ditëve të fundit, në mediat izraelite ka pasur lajme se ka mosmarrëveshje mes komandantëve të ushtrisë izraelite dhe “Mossad”-it për një marrëveshje të mundshme ndërkombëtare me Iranin për çështjen bërthamore.

Disa kanale televizive në Izrael publikuan gjithashtu lajme se Izraeli ishte përgjegjës për sulmin elektronik në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Iran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın