Bota

Izraeli teston sistemin e mbrojtjes ajrore të Qipros Greke

Është zhvilluar stërvitja e mbrojtjes ajrore e emërtuar "Onisilos-Gedeon 2021", e cila u realizua në kuadrin e programit të bashkëpunimit ushtarak vjetor mes administratës së Qipros Greke dhe Izraelit

Nuri Aydın   | 08.04.2021
Izraeli teston sistemin e mbrojtjes ajrore të Qipros Greke

Ankara

Izraeli në stërvitjen e përbashkët me administratën e Qipros Greke njoftohet se ka testuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Qipros Greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin ndërkombëtar, mësohet se u zhvillua stërvitja e mbrojtjes ajrore e emërtuar "Onisilos-Gedeon 2021", e cila u realizua në kuadrin e programit të bashkëpunimit ushtarak vjetor mes administratës së Qipros Greke dhe Izraelit.

Në stërvitjen ku u përdorën avionët F-35 të Izraelit si objektiv u përdor sistemi i mbrojtjes ajrore i administratës qipriote greke.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e administratës së Qipros Greke u theksua se stërvitja provoi përgatitjen operacionale të Ushtrisë së Gardës Kombëtare (RMMO) të Qipros Greke.

"Stërvitja jep mesazhe të qarta se Qiproja e cila ndodhet në një rajon të ndjeshëm, me ndihmën dhe bashkëpunimin aktual të vendeve mike dhe fqinje luan një rol të rëndësishëm në kapërcimin e kërcënimeve asimetrike dhe problemeve të sigurisë", thuhet në deklaratë.

Administrata qipriote greke shpeshherë zhvillon stërvitje ushtarake duke përfshirë edhe stërvitjet e forcave ajrore, detare dhe tokësore të Greqisë dhe Izraelit.

Dihet që mes palëve planifikohet të zhvillohen partneritete të reja në fushën e teknologjisë, mbrojtjes kibernetike dhe industrisë së mbrojtjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.