Bota

Izraeli paralajmëron Iranin për shkak të kërcënimeve të tij

"Regjimi cionist është një kancer vdekjeprurës dhe është i dëmshëm për këtë rajon. Ai padyshim që do të eliminohet duke u çrrënjosur", tha në nj fjalim lideri suprem i Iranit, Khamenei

Hamdi Yıldız   | 23.05.2020
Izraeli paralajmëron Iranin për shkak të kërcënimeve të tij

Stamboll

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, paralajmëruan Iranin për shkak të kërcënimeve të tij ndaj Tel Avivit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Institucionit Transmetues Publik të Izraelit (KAN), Netanyahu tha se "Ata që përbëjnë rrezik ose kërcënojnë Izraelin, vendosin veten e tyre para një rreziku të ngjashëm".

Ndërsa Gantz në një deklaratë nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social tha se Izraeli është i gatshëm ndaj çdo kërcënimi, por se nuk ia rekomandon që ta provojnë këtë.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei në një fjalim të mbajtur me rastin e ditës së Kudsit tha se "Regjimi cionist është një kancer vdekjeprurës dhe është i dëmshëm për këtë rajon. Ai padyshim që do të eliminohet duke u çrrënjosur".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın