Bota

"Izraeli përdor Holokaustin për të fshehur krimet e tij"

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës përsërisin se e "dënojmë fuqishëm Holokaustin"

Ekip   | 23.01.2020
"Izraeli përdor Holokaustin për të fshehur krimet e tij"

Ramallah

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka paralajmëruar kundër përdorimit të Holokaustit nga ana e Izraelit për të mbuluar krimet e tij kundër popullit palestinez dhe okupimit të tokave arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme përmes një deklarate me shkrim u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në Forumin e 5-të Botëror të Holokaustit, i cili do të mbahet sot në Kuds, të jenë të kujdesshëm me "kontekstet politike që Izraeli po përpiqet të përdorë dhe t'i shfrytëzojë në këtë rast".

"Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderët e okupimit (izraelit) po përdorin forumin për të fshehur fytyrën e vërtetë të Izraelit pasi ai pushton tokën e një vendi tjetër, vendoset atje dhe kryen krimet më të neveritshme kundër popullit palestinez që arriti në nivelin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit", thuhet në deklaratë.

"Komuniteti ndërkombëtar, i cili më herët nuk ishte në gjendje të parandalonte që Holokausti të mos ndodhte, duhet t'i kushtojë vëmendje të madhe vuajtjeve të popullit palestinez nën okupim", thuhet më tej.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës përsërisin se e "dënojmë fuqishëm Holokaustin".

Të paktën 40 liderë do të marrin pjesë në Forumin e 5-të Botëror të Holokaustit, i cili pritet që të mbahet sot në Kudsin Perëndimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın