Bota

Izraeli ndalon shënimin e Ditës së Nënës në Kudsin Lindor

Me rastin e festës e cila shënohet sot në Palestinë, Asociacioni i Grave Palestineze organizoi ekspozitë artizanale në Qendrën kulturore franceze

Mahmoud Barakat  | 21.03.2019 - Përdıtësım : 21.03.2019
Izraeli ndalon shënimin e Ditës së Nënës në Kudsin Lindor Foto: AA/Arhiv

Kuds

Policia izraelite ka ndaluar mbajtjen e ngjarjes, e cila në Qendrën kulturore franceze në Kudsin Lindor të pushtuar, organizohet me rastin e Ditës së Nënës, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e festës e cila shënohet sot në Palestinë, Asociacioni i Grave Palestineze organizoi ekspozitë artizanale në Qendrën kulturore franceze.

Megjithatë, policia izraelite rrethoi Qendrën dhe parandaloi hyrjen e pjesëmarrësve në ngjarjen e planifikuar.

Dëshmitarët thonë se policia arrestoi së paku një palestineze para Qendrës kulturore franceze.

Ndalesën policore të mbajtjes së ngjarjes në Kudsin Lindor e aprovoi ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdem, ndërsa në arsyetim thuhet se këtë e ka bërë për shkak se shënimin e ditës e financojnë autoritetet palestineze.

Autoritetet izraelite gjithnjë e më shpesh ndalojnë ngjarjet të cilat në Kudsin Lindor i organizojnë aktivistët palestinezë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın