Bota

"Izraeli ka vrarë dy gazetarë palestinezë në vitin 2018"

“Yasser Murtaja dhe Ahmed Abu Hussein janë dy gazetarët e vrarë në prill të vitit të kaluar, të cilët humbën jetën duke mbuluar protestat kundër pushtimit që po mbaheshin pranë tampon-zonës Gaza-Izrael”

Ali H. M.Abo Rezeg  | 21.01.2019 - Përdıtësım : 21.01.2019
"Izraeli ka vrarë dy gazetarë palestinezë në vitin 2018"

Gaza

GAZA (AA) - Dy gazetarë palestinezë të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite është bilanci për vitin 2018, flasin të dhënat e një organizate joqeveritare palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

“Yasser Murtaja dhe Ahmed Abu Hussein janë dy gazetarët e vrarë në prill të vitit të kaluar, të cilët humbën jetën duke mbuluar protestat kundër pushtimit që po mbaheshin pranë tampon-zonës Gaza-Izrael”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga organizata joqeveritare “Qendra e Gazës për Lirinë e Medias”.

Organizata joqeveritare në fjalë bën të ditur se forcat izraelite vitin e kaluar kanë plagosur gjithësej 262 gazetarë.

Në raport janë theksuar 668 shkelje të kryera nga autoritetet izraelite kundër gazetarëve palestinezë dhe institucioneve të medias, përfshirë edhe 39 arrestime.

"Izraeli ka bastisur 36 shtëpi mediatike", tha organizata joqeveritare, duke shtuar se forcat izraelite sekuestruan ose shkatërruan pajisjet në 30 raste të bastisjeve.

Paralelisht me këtë, thuhet më tej, izraelitët në 43 raste tjera kanë penguar gazetarët të mbulojnë zhvillimet ose të udhëtojnë jashtë vendit për qëllime pune.

Qendra e Gazës për Lirinë e Medias ka dokumentuar katër raste në të cilat Izraeli mbylli media ose shtëpitë botuese dhe ka shqiptuar nëntë arrestime shtëpiake për gazetarët palestinezë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.