Bota

Izraeli inauguron aeroportin e dytë ndërkombëtar, Jordania kundërshton

Ndërtimi i aeroportit të ri prej 455 milionë dollarësh filloi në vitin 2013

Mahmoud Barakat  | 21.01.2019 - Përdıtësım : 22.01.2019
Izraeli inauguron aeroportin e dytë ndërkombëtar, Jordania kundërshton

Kuds/Amman

KUDS/AMMAN (AA) - Izraeli ka inauguruar një aeroport të ri ndërkombëtar pranë qytetit izraelit Eliat në brigjet e Detit të Kuq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky është aeroporti i dytë ndërkombëtar i Izraelit pas aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion në afërsi të Tel Avivit.

Ndërtimi i aeroportit të ri prej 455 milionë dollarësh filloi në vitin 2013.

Bëhet e ditur se aeroporti i ri do të emërohet Ilan Ramon, sipas astronautit të parë të Izraelit, i cili humbi jetën në vitin 2003 kur anija kozmike Columbia shpërtheu gjatë rikthimit.

Sipas Ministrisë izraelite të Transportit, aeroporti do të operojë me fluturime vendore dhe ndërkombëtare.

Jordania, nga ana e saj, e ka kundërshtuar inaugurimin e aeroportit të ri, i cili ndodhet pranë qytetit port jordanez Aqaba.

Haitham Mesto, kreu i Komisionit Rregullator të Aviacionit Civil të Jordanisë, paralajmëroi se aeroporti i ri shkel standardet ndërkombëtare “në lidhje me sovranitetin e territorit dhe hapësirës ajrore të vendeve të tjera”.

Në mbështetje të pretendimeve të tij, Mesto përmendi Konventën e Chicago-s mbi aviacionin e vitit 1944, në të cilin 192 vende, duke përfshirë edhe Jordaninë dhe Izraelin, janë aktualisht nënshkruese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın