Bota

Izraeli godet një pikë vëzhgimi të Hamasit në Gaza

Avioni luftarak izraelit ka bombarduar një pikë vëzhgimi që i përket krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izz ad-Din al-Qassam

Hamdi Yıldız  | 09.05.2021 - Përdıtësım : 09.05.2021
Izraeli godet një pikë vëzhgimi të Hamasit në Gaza

Gaza

Një avion luftarak i Izraelit ka goditur një pikë vëzhgimi të Hamasit në pjesën qendrore të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së në Gaza, mësohet se avioni luftarak izraelit ka bombarduar një pikë vëzhgimi që i përket krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Izz ad-Din al-Qassam.

Nga Ministria palestineze e Shëndetësisë dhe autoritetet zyrtare në Gaza nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me humbjen e jetëve apo dëmeve materiale si pasojë e sulmit.

Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulm me avion luftarak ndaj një pozicioni ushtarak të Hamasit.

Në deklaratë si arsye e sulmit është theksuar sulmi me raketë i cili pretendohet se është kryer më parë nga Rripi i Gazës drejt territoreve të Izraelit.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës nga Gaza ishte lëshuar një raketë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın