Bota

Izraeli do të rihapë zyrën e atasheut tregtar në Türkiye

"Atasheu tregtar pasqyron vendosmërinë e Izraelit për të thelluar marrëdhëniet ekonomike me Türkiye-n", tha ministrja izraelite, Barbibai

Mücahit Aydemir  | 06.07.2022 - Përdıtësım : 07.07.2022
Izraeli do të rihapë zyrën e atasheut tregtar në Türkiye

Kuds

Ministrja e Ekonomisë dhe Industrisë së Izraelit, Orna Barbibai njoftoi se do të hapin sërish zyrën e atasheut tregtar të Izraelit në Türkiye (Turqi), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria izraelite e Ekonomisë dhe Industrisë, Barbibai ka theksuar se ministria do të hapë zyrën e atasheut të saj tregtar në Türkiye që nga 1 gushti.

"Atasheu tregtar pasqyron vendosmërinë e Izraelit për të thelluar marrëdhëniet ekonomike me Türkiye-n", tha Barbibai.

Ministrja izraelite tha se "Pas një periudhe prej më shumë se 10 vitesh synojnë që mes dy vendeve të vendosin së shpejti në zbatim edhe konferencën e përbashkët ekonomike".

Po ashtu në deklaratë janë përmendur edhe fjalët e Ohad Cohen, kreut të Zyrës së Tregtisë së Jashtme në Ministrinë e Ekonomisë dhe Industrisë, i cili ka thënë se:

"Türkiye është një ekonomi e rëndësishme për tregtinë e jashtme të Izraelit. Aktualisht drejt Türkiye-s ka një eksport intensiv dhe ka potencial për ta zgjeruar këtë. Mes dy vendeve ka marrëveshje të tregtisë së lirë. Ky potencial i natyrshëm i bashkëpunimit është në dobi të të dy vendeve".

Në deklaratën e ministrisë, tërhiqet vëmendja se vendosja sërish në funksion e atasheve tregtare në Istanbul do të ndikojë rreth 1.540 kompani izraelite që aktualisht eksportojnë në tregun e Türkiye-s dhe se këto do të ndihmojnë në forcimin e aktiviteteve tregtare.

Po ashtu vihet në dukje se Türkiye është partneri i katërt më i rëndësishëm tregtar i Izraelit.

Izraeli dhe Türkiye nënshkruan marrëveshjen e tregtisë së lirë në vitin 1997.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın