Bota

Izraeli dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për nëndetëse në vlerë prej 3 miliardë eurosh

Izraeli bleu 3 nëndetëse, e para prej të cilave do të dorëzohet brenda 9 vjetësh

Enes Canlı  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Izraeli dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për nëndetëse në vlerë prej 3 miliardë eurosh

Kuds

Izraeli ka arritur marrëveshje me Gjermaninë për të zhvilluar dhe blerë tre nëndetëse të avancuara, e para prej të cilave do të dorëzohet brenda nëntë viteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të lëshuar nga qeveria izraelite, një marrëveshje prej 3 miliardë eurosh u nënshkrua me kompaninë gjermane ThyssenKrupp Marine Systems.

U nënshkrua gjithashtu një marrëveshje paralele e bashkëpunimit strategjik industrial në vlerë prej 850 milionë eurosh.

Qeveria izraelite së fundmi shtyu votimin për formimin e një komisioni hetimor në Knesset për të hetuar marrëveshjen në lidhje me akuzat për korrupsion.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın