Bota

Izraeli dhe EBA-ja nënshkruajnë marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinave për udhëtime

EBA-ja ishte vendi i parë arab që nënshkroi një marrëveshje për heqjen e vizave me Izraelin

Ekip  | 24.10.2021 - Përdıtësım : 25.10.2021
Izraeli dhe EBA-ja nënshkruajnë marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinave për udhëtime

Kuds

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan sot një marrëveshje me të cilën i njohin njëri-tjetrit certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit (COVID-19) për udhëtime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja e “Korridorit të Gjelbër” u nënshkrua nga ministri izraelit i Shëndetësisë Nitzan Horowitz dhe Abdul Rahman Al-Oweis, homologu i tij nga EBA-ja.

“Marrëveshja lejon lëvizjen e lirë midis Izraelit dhe Emirateve, dhe njohjen reciproke të certifikatave të vaksinave dhe ‘pasaportave të gjelbërta’, pa izolim dhe burokraci”, tha Horowitz në Twitter.

Sipas autoriteteve izraelite, nga afro 9,33 milionë banorët e vendit, mbi 5,7 milionë izraelitë kanë marrë dy vaksina kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e Emirateve, ndërkohë, tha se 86,8 për qind e popullsisë së saj (9,5 milionë) kanë marrë dy doza kundër virusit.

Më 10 tetor, një marrëveshje për përjashtimin e vizave midis Izraelit dhe EBA-së hyri në fuqi, pasi u pezullua në janar në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

EBA-ja ishte vendi i parë arab që nënshkroi një marrëveshje për heqjen e vizave me Izraelin.

Më 15 shtator 2020, Izraeli dhe EBA-ja nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA-ja për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, një hap që u pasua nga Bahreini, Sudani dhe Maroku.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın