Bota

Izraeli arreston 11 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ndërmerr shpesh bastisje në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë edhe Kudsin Lindorë të pushtuar, me preteksitn e kapjes së palestinezëve "të kërkuar"

Mahmoud Barakat   | 07.11.2019
Izraeli arreston 11 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Ramallah

Forcat izraelite të enjten arrestuan 11 palestinezë në bastisjet brenda natës të kryera në Bregun Perëndimor të okupuar, sipas ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se individët ishin arrestuar për "përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore", pa dhënë sqarime për natyrën e aktiviteteve të pretenduara.

Ushtria izraelite ndërmerr shpesh bastisje në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë edhe Kudsin Lindorë të pushtuar, me preteksitn e kapjes së palestinezëve "të kërkuar"

Sipas të dhënave palestineze, afro 5,700 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke u mbajtur në burgje, apo në qendrat e paraburgimit në Izrael.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın