Bota, Koronavirusi

Izrael, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Me vdekjen e 7 personave të diagnostikuar me COVID-19 arrin në 536 numri i vdekjeve, ndërsa me 321 rastet e reja arrin në 72.584 numri i rasteve

Hamdi Yıldız  | 03.08.2020 - Përdıtësım : 03.08.2020
Izrael, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Kuds

Në Izrael ka arritur në 72.584 numri i rasteve dhe në 536 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Shëndetësisë thuhet se me vdekjen e 7 personave të diagnostikuar me COVID-19 arrin në 536 numri i vdekjeve, ndërsa me 321 rastet e reja arrin në 72.584 numri i rasteve, ndërkohë që 342 persona janë të sëmurë rëndë.

Në Izrael po përjetohet vala e dytë e pandemisë ndërsa po vazhdon të rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve aktive të cilat ranë nën 2 mijë në muajin maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın