Bota, Koronavirusi

Izrael, tejkalon 36 mijë numri i rasteve me COVID-19

Me vdekjen e një personi të diagnostikuar me COVID-19 arrin në 351 numri i vdekjeve ndërsa me 713 rastet e reja arrin në 36.266 numri i rasteve

Esat Fırat  | 11.07.2020 - Përdıtësım : 12.07.2020
Izrael, tejkalon 36 mijë numri i rasteve me COVID-19

Kuds

Në Izrael ka arritur në 36.266 numri i rasteve dhe në 351 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izrelite e Shëndetësisë thuhet se me vdekjen e një personi të diagnostikuar me COVID-19 arrin në 351 numri i vdekjeve ndërsa me 713 rastet e reja arrin në 36.266 numri i rasteve.

Gjithashtu thuhet se 130 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë ndërsa numri i personave të shëruar ka arritur në 18.613.

- Numri i rasteve aktive i afrohet shifrës së atyre që shërohen

Në Izrael po përjetohet vala e dytë e pandemisë për shkak të rritjeve të rasteve të reja në ditët e fundit. Numri i rasteve aktive të cilat ranë nën 2.000 në muajin e maj, me rritjet e regjistruara në ditët e fundit u rritën në 17.615.

Në vendin ku rastet ditore po shtohen dita ditës, numri i rasteve aktive po afrohet me shifrën e të prekurve që shërohen.

Pas rënies së rasteve ditore nën 20 në muajin maj, në Izrael u hoqën shumica e masave të COVID-19. Në vend filloi sërish mësimi në shkolla i cili ishte pezulluar për shkak të pandemisë. Po ashtu u hapën bizneset, përfshirë qendrat tregtare, tregjet dhe restorantet.

Për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve, qeveria izraelite më 6 korrik mori vendimin për mbylljen e sallave sportive dhe klubeve të natës. Gjithashtu vendosi kufizimin deri në 20 persona për sinagogat dhe restorantet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın