Bota, Koronavirusi

Izrael, rritet në mbi 7 mijë numri i rasteve me COVID-19

"Numri personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi është rritur në 37", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë

Mustafa Deveci   | 03.04.2020
Izrael, rritet në mbi 7 mijë numri i rasteve me COVID-19

Kuds

Në Izrael arrin në 7.030 numri i rasteve dhe 37 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se ka vdekur një person i moshës 71-vjeç i diagnostikuar me COVID-19.

Në këtë mënyrë numri personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi është rritur në 37, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më tej thuhet se me 137 raste të reja të shënuara në Izrael është rritur në 7.030 numri i të prekurve ku 115 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë ndërsa 357 të tjerë janë shëruar.

Izraeli ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka ndaluar të takimet publike me më shumë se 2 persona.

Duke filluar nga 15 marsi është vendosur mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.

Qeveria e Tel Avivit, për shkak të COVID-19 ka ndaluar hyrjen e të gjthë të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın