Bota, Koronavirusi

Izrael, rritet në 13 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka njoftuar se numri i rasteve me Covid-19 në të gjtihë vendin ka arritur në 3.856

Mustafa Deveci   | 29.03.2020
Izrael, rritet në 13 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Kuds

Në Izrael është rritur në 13 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Izrael, thuhet se ka vdekur një person i moshës 92-vjeçare i diagnostikuar me Covid-19.

Sipas mediave izraelite personi në fjalë trajtohej nga Covid-19 në një spital në Bregun Perëndimor dhe se ka vdekur këtë mëngjes për shkak se i është përkeqësuar gjendja.

Në këtë mënyrë numri i vdekjeve nga Covid-19 në vend është rritur në 13.

Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka njoftuar se numri i rasteve me Covid-19 në të gjtihë vendin ka arritur në 3.856.

Vdekja e parë me burim Covid-19 në Izrael u regjistrua më 20 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın