Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Izrael, regjistrohet numri më i ulët i rasteve ditore me COVID-19 në dy muajt e fundit

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, thuhet se 105.000 teste janë kryer në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, nga të cilat 4.800 prej tyre ishin pozitive

Mustafa Deveci   | 22.09.2021
Izrael, regjistrohet numri më i ulët i rasteve ditore me COVID-19 në dy muajt e fundit

Kuds

Në Izrael, ku vazhdon aplikimi i vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), u regjistrua numri më i ulët i rasteve ditore që nga java e parë e gushtit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, thuhet se 105.000 teste janë kryer në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, nga të cilat 4.800 prej tyre ishin pozitive.

Theksohet se shkalla e testeve pozitive, e cila tejkaloi 7 për qind në fillim të këtij muaji, u ul në 4.6 për qind.

Gjithashtu thuhet se me vdekjen e 14 pacientëve në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 u rrit në 7.582 dhe numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 1.244.580.

Numri i rasteve aktive u ul në 74.000 dhe gjendja e 723 pacientëve është e rëndë.

70 për qind e atyre me gjendje të rëndë janë të pavaksinuar

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 70 për qind e atyre me gjendje të rëndë janë të pavaksinuar.

Administrata izraelite, e cila më parë kishte vendosur të administronte gradualisht dozën e tretë të vaksinës për grupmosha të ndryshme, në këtë grup shtoi personat mbi moshën 12-vjeç më 29 gusht.

Në Izrael i cili ka një popullsi prej rreth 9,4 milionë banorë deri më sot 6.073.000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 5.593.000 dozën e dytë dhe 3.104.000 të tjerë edhe dozën e tretë.

Me efektin e variantit Delta në Izrael, numri më i madh i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë arriti më 2 shtator dhe numri i rasteve aktive tejkaloi 90.000.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın