Bota, Koronavirusi

Izrael, regjistrohet numri më i lartë ditor i rasteve me COVID-19 në 5 muajt e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.818 raste pozitive me COVID-19

Mustafa Deveci   | 03.08.2021
Izrael, regjistrohet numri më i lartë ditor i rasteve me COVID-19 në 5 muajt e fundit

Kuds

Izraeli regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me koronavirus (COVID-19) në pesë muajt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.818 raste pozitive me COVID-19.

Si pasojë e COVID-19, humbën jetën 15 persona dhe 221 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Përshpejtimi i pandemisë ka shkaktuar shqetësim në vend. Kabineti izraelit do të takohet sot për të diskutuar masat që duhen marrë në luftën kundër pandemisë.

- 90 për qind e rasteve shkaktohen nga varianti Delta

Lajmet në mediat vendase thonë se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael janë shkaktuar nga varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi.

Në Izrael, i cili ka arritur të kontrollojë pandeminë falë vaksinimit në muajt e fundit, tërheq vëmendjen ditët e fundit rritja e shpejtë e rasteve të COVID-19 për shkak të variantit Delta.

Numri i rasteve ditore, i cili ra nën 20 në fillim të qershorit, që nga sot i është afruar kufirit rreth 4.000.

Gjithashtu numri i rasteve aktive, i cili ra në 186 më 9 qershor, u rrit në 22.345 me një rritje në ditët e fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın