Bota, Koronavirusi

Izrael, në 24 orët e fundit shënohen 7.737 raste me COVID-19

Në Izrael shënuar 7.737 raste të reja duke e rritur në 617.168 numrin gjithsej të rasteve, ndërsa me 20 të vdekur numri gjithsej i viktimave nga COVID-19 është rritur në 4.513

Mustafa Deveci   | 27.01.2021
Izrael, në 24 orët e fundit shënohen 7.737 raste me COVID-19

Kuds

Pavarësisht karantinës dhe vaksinimit, në Izrael vazhdojnë shifrat e larta ditore, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.737 raste të reja me koronavisurin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, thuhet se në vendin me një popullsi rreth 9,3 milionë banorë janë shënuar 7.737 raste të reja duke e rritur në 617.168 numrin gjithsej të rasteve, ndërsa me 20 të vdekur numri gjithsej i viktimave nga COVID-19 është rritur në 4.513.

Ndër të tjera thuhet se 1.141 prej të sëmurëve janë në gjendje të rëndë dhe se deri më tani janë shëruar 535.947 persona. 

Janë kryer më shumë se 4 milionë doza të vaksinës

Në anën tjetër bëhet e ditur se ka arritur 2.768.202 numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa 1.377.803 të tjerë dozën e dytë.

Qeveria e Tel Avivit më 27 dhjetor 2020 shpalli karantinë për të tretën herë për shkak të COVID-19.

Si pasojë e rritjes në numrin e rasteve, Izraeli vendosi të shtrëngojë rregullat e karantinës që nga 8 janari.

Në këtë kuadër u zgjat deri në fund të muajit karantina e cila ishte planifikuar të përfundonte më 21 janar. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın