Bota, Koronavirusi

Italia vendos kushtin e karantinës pesëditore për personat nga Britania

Autoritetet italiane kanë vendosur kushtin e karantinës pesëditore për personat e ardhur nga Britania, në të cilën janë shënuar rritje të rasteve të variantit "Delta", lloji i COVID-19 që ka pësuar mutacion dy herë

Barış Seçkin   | 18.06.2021
Italia vendos kushtin e karantinës pesëditore për personat nga Britania

Romë

Ministria italiane e Shëndetësisë vendosi kushtin e karantinës pesëditore për personat që vijnë nga Britania, në të cilën janë shënuar rritje të rasteve të variantit "Delta" të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në një deklaratë nga llogaria e tij Facebook njoftoi nënshkrimin e një dekreti të ri.

Sipas dekretit të ri, në Itali do të lejohet hyrja e personave nga SHBA-ja, Japonia, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian (BE) që tregojnë certifikatën e situatës së vaksinimit, nëse ka kaluar apo jo COVID-19, rezultatin e testit PCR si dhe "certifikatën digjitale të BE-së për COVID-19", e cila në Itali njihet si "Certifikata Jeshile".

Përkundër kësaj, është zgjatur sërish afati i ndalesës për ardhjet në Itali nga vendet si India, Bangladeshi dhe Sri Lanka.

Ndërkaq, është vendosur kushti i karantinës pesëditore për personat e ardhur nga Britania, në të cilën janë shënuar rritje të rasteve të variantit "Delta", i cili njihet edhe si varianti indian, lloji i COVID-19 që ka pësuar mutacion dy herë.

Qeveria e drejtuar nga Boris Johnson në Britani, me një vendim të marrë më 14 qershor, për shkak të rasteve në rritje të variantit "Delta", shtyu për katër javë hapin për lirim i cili synonte heqjen e të gjitha kufizimeve për COVID-19 më 21 qershor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın