Bota, Koronavirusi

Italia regjistroi 87 vdekje të reja nga COVID-19

Rritja e vogël e numrit të viktimave të regjistruara sot konfirmon trendin e ngadalësimit të përhapjes së sëmundjes, duke lënë të kuptohet se kulmi i krizës është tejkaluar

Ekip  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 30.05.2020
Italia regjistroi 87 vdekje të reja nga COVID-19

Romë

Italia raportoi sot 87 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 33.229 numrin e përgjithshëm të të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rritja e vogël e numrit të viktimave të regjistruara sot konfirmon trendin e ngadalësimit të përhapjes së sëmundjes, duke lënë të kuptohet se kulmi i krizës është tejkaluar.

Numri i rasteve aktive shënoi rënie për 1.811, duke arritur në 46.175.

Ndërkohë, vazhdoi të rritet numri i të shëruarve, duke arritur në 152.844, ndërsa më shumë pacientë u lëshuan nga repartet e kujdesit intensiv, duke lehtësuar presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Italisë.

Rajoni verior i Lombardisë mbetet epiqendra e pandemisë, ku numri i viktimave ka arritur në 16.012, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm në Itali.

Italia do të heqë kufizimet në lëvizjen e qytetarëve midis rajoneve më 3 qershor, por është ende e paqartë nëse kjo do të zbatohet për rajonet ku shkalla e infektimeve është akoma alarmante.

Nivelet e ndryshme të të infektuarve shkaktuan një përplasje midis rajoneve më të goditura në veri, veçanërisht Lombardisë dhe Piemonte, dhe rajoneve jugore, të cilat u goditën më pak nga virusi dhe gjithashtu mbështeten shumë në turizëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın