Italia qendrore dhe veriore përgatiten për stuhi të forta
Departamenti i Mbrojtjes Civile lëshoi një paralajmërim për motin duke parashikuar reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra të forta që "mund të shkaktojnë situata kritike"
Istanbul
Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë lëshoi një paralajmërim për motin për Italinë qendrore dhe veriore, pasi të hënën priten reshje të dendura shiu dhe stuhi në të gjithë vendin, transmeton Anadolu.
Departamenti lëshoi një paralajmërim për motin duke parashikuar reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra të forta që "mund të shkaktojnë situata kritike".
Ky institucion lëshoi gjithashtu një alarm të verdhë për pjesë të rajoneve të Emilia-Romagna, Tuskany dhe Lazio.
Sipas transmetuesit Rai News, priten kushte më kritike përgjatë bregdetit toskan, ndërsa vendi përgatitet për një valë të re moti të keq.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
