Burak Bir
31 korrik 2026•Përditësim: 31 korrik 2026
Italia të premten pezulloi marrëveshjen Shengen me Spanjën, duke mbyllur kufijtë ajrorë dhe detarë pas fluksit të fundit të migrantëve të parregullt në enklavën spanjolle Ceuta, raportoi media shtetërore italiane, transmeton Anadolu.
Ministria e Brendshme italiane urdhëroi mbylljen pas hyrjes së rreth 50 mijë migrantëve në Ceuta që nga e enjtja, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.
Vendimi erdhi pas një vlerësimi nga Komiteti për Analizën e Migracionit dhe Sigurisë Kufitare, i kryesuar nga ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të premten e përshkroi hyrjen masive të migrantëve në Ceuta si “sulm” dhe “shkelje të integritetit territorial të Spanjës”, duke u zotuar të rikthejë normalitetin “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, më shumë se 48 mijë nga rreth 50 mijë migrantët që hynë në mënyrë të parregullt në Ceuta që nga e enjtja janë kthyer tashmë në Marok.