Bota

Italia konfirmon mbështetjen e plotë për Ukrainën

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Barış Seçkin   | 22.05.2022
Italia konfirmon mbështetjen e plotë për Ukrainën

Romë

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga kryeministria italiane thuhet se Draghi dhe Zelenskyy në bisedë diskutuan për zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.

"Draghi konfirmoi mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në çështjen për nevojën e miratimit të paketës së 6-të të sanksioneve (kundër Rusisë), nevojën për heqjen e bllokadave në porte dhe pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian", thuhet në deklaratë.

Ndërsa Zelenskyy në një postim nga llogaria e tij në Twitter, lidhur me bisedën me Draghin tha: "U bisedua mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përshpejtimin e paketës së 6-të të sanksioneve dhe heqjen e bllokadës në portet e Ukrainës. Italisë iu shprehën falënderime për mbështetjen pa kushte që ka dhënë për Ukrainën në rrugën drejt BE-së".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın