Bota

"Italia do të mbështesë në çdo drejtim integrimin e Ukrainës me Evropën"

Ministri italian theksoi rëndësinë e reformave që Ukraina ka realizuar dhe tha se përmirësimi i marrëdhënieve mes Kievit dhe Brukselit është i rëndësishëm për të dy palët

Talha Yavuz   | 10.06.2021
"Italia do të mbështesë në çdo drejtim integrimin e Ukrainës me Evropën"

Kiev

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, ka deklaruar se do të mbështesin në çdo drejtim integrimin e Ukrainës me Evropën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Di Maio dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, folën në një konferencë të përbashkët për media pas një takimi në Kiev.

Ministri italian theksoi rëndësinë e reformave që Ukraina ka realizuar dhe tha se përmirësimi i marrëdhënieve mes Kievit dhe Brukselit është i rëndësishëm për të dy palët.

Duke theksuar se janë të kënaqur nga rezultatet e marrëveshjes për liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Ukrainës, Di Maio tha se vendi i tij do të mbështesë në çdo drejtim integrimin e Ukrainës me Evropën.

Di Maio përgëzoi nivelin në të cilin ka arritur partneriteti Ukrainë-NATO.

Nga ana tjetër, Kuleba njoftoi se me homologun italian kanë diskutuar situatën e sigurisë në lindje të Ukrainës dhe se si Italia mund të sigurojë më shumë kontribut në integrimin e Ukrainës në rrugën euro-atlantike.

Po ashtu Kuleba njoftoi se kanë biseduar edhe çështjen e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se në bisedë ka kërkuar nga qeveria italiane që të hapë dyert e saj për turistët ukrainas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın