Bota, Koronavirusi

Itali, shkon në mbi 52 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Vendi ka regjistruar 722 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Barış Seçkin   | 25.11.2020
Itali, shkon në mbi 52 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Romë

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 52.028, me 722 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 25.853 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.480.874.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 791.697, kurse i atyre që aktualisht trajtohen në kujdes intensiv në 3.848.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 637.149 persona, përfshirë 31.819 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza deklaroi në një video-konferencë që procesi i blerjes së vaksinave për COVID-19 në vend do të jetë i centralizuar dhe do të menaxhohet nga shteti.

Duke deklaruar se duhet “të rezistojnë” edhe për disa muaj, Speranza tha: “Unë do të jem në parlament më 2 dhjetor për të paraqitur planin strategjik që jemi duke e zhvilluar tani për vaksinën”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın