Bota, Koronavirusi

Itali, rritet në 12 numri i personave të vdekur nga koronavirusi

Në shumë qytete dhe zona në Lombardi dhe Veneto ku koronavirusi është shfaqur intensivisht janë pezulluar të gjitha aktivitetet publike dhe sociale si dhe janë ndërprerë me detyrim për 1 javë aktivitetet e bizneseve dhe mësimi në shkolla

Barış Seçkin  | 26.02.2020 - Përdıtësım : 26.02.2020
Itali, rritet në 12 numri i personave të vdekur nga koronavirusi

Romë
Rritet në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mësohet se një person i moshës 70 vjeçare ka humbur jetën në rajonin Emilia-Romagna, zonë kjo në veri të vendit në të cilën janë vërejtur intensivisht rastet e koronavirusit.

Bashkë me këtë vdekje në vend është rritur në 19 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Ndër të tjera në lajm thuhet se nga virusi janë prekur 374 persona, dhe që për herë të parë vurusi është vërejtur tek dy fëmijë 10 vjeç dhe 4 fëmijë të moshës 4-15 vjeç.

Në anën tjetër njoftohet se ekipe përgjegjës për çështjet shëndetësore të xhandarmërisë italiane janë dërguar në spitalet në rajonet Codogno, Casalpusterlengo dhe Lodi në rajonin e Lombardisë ku është përhapur me shpejtësi koronavirusi dhe se ekipet kanë kryer analiza lidhur me koronavirusin.

Në shumë qytete dhe zona në Lombardi dhe Veneto në veri të Italisë ku koronavirusi është shfaqur intensivisht janë pezulluar të gjitha aktivitetet publike dhe sociale si dhe janë ndërprerë me detyrim për 1 javë aktivitetet e bizneseve dhe mësimi në shkolla.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një mbledhje të jashtëzakonshme me kabinetin e ministrave të zhvilluar ditën e shtunë më 22 shkurt kishte njoftuar vendosjen në karantinë dhe kufizimin e hyrjeve dhe daljeve në rajonin ku koronavirusi është përhapur me shpejtësi.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın