Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Itali, nga 28 qershori hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur

Ministri italian i Shëndetësisë, Speranza tha se "Në përputhje me masat paraprake nga 28 qershori do të hiqet detyrimi për të mbajtur maska ​​në ambient të hapur"

Barış Seçkin  | 22.06.2021 - Përdıtësım : 22.06.2021
Itali, nga 28 qershori hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur

Romë

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza në llogarinë e tij në Twitter tha se "Në përputhje me masat paraprake të përcaktuara nga Komiteti Teknik-Shkencor i Koronavirusit nga 28 qershori do të hiqet detyrimi për të mbajtur maska ​​në ambient të hapur në rajone të kategorisë me rrezik të ulët", transmeton Anadolu Agency (AA).

Detyrimi për të mbajtur maskë ​​në ambient të hapur, i cili ka qenë një çështje debati në vend për një kohë, kohët e fundit është bërë një çështje e debatit publik nga disa parti politike, të cilat janë partnere në pushtet.

Në Itali ku numri i rasteve ditore ka rënë në më pak se 1.000 dhe numri i viktimave ditore në më pak se 50 në periudhën e fundit, Bordi Shkencor-Teknik i Koronavirusit me udhëzim të ministrit Speranza, vlerësoi domosdoshmërinë e maskave në ambient të hapur.

Italia, vendi të cilin pandemia COVID-19 e goditi të parën dhe më rëndë midis vendeve perëndimore, detyrimi për të mbajtur maska ​​në ambient të hapur u shfuqizua verën e vitit të kaluar, me uljen e numrit të rasteve dhe mbajtjen e maskave në ambient të hapur u bë e detyrueshme sërish në vjeshtë me rritjen e rasteve të përditshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın