Bota

Ish-zyrtari i Pentagonit: SHBA-ja ka humbur luftën kibernetike kundër Kinës

"Kina është shumë përpara SHBA-së në çështjen e kibernetikës dhe inteligjencës artificiale. Brenda 15 viteve nuk do të kemi shans për t'u përplasur me Kinën. Kjo punë tashmë ka marrë fund", tha Nicholas Chaillan

Kasım İleri   | 13.10.2021
Ish-zyrtari i Pentagonit: SHBA-ja ka humbur luftën kibernetike kundër Kinës

Washington DC

Ish-drejtuesi më i lartë i sigurisë kibernetike që ka dhënë dorëheqjen nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Nicholas Chaillan, tha se vendi i tij ka humbur konkurrencën kibernetike kundër Kinës dhe sipas tij kapaciteti kibernetik dhe i inteligjencës artificiale i disa institucioneve të SHBA-së ndodhet në nivelin e "kopshtit" në krahasim me këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vitin 2018 Chaillan kryente detyrën e zyrtarit të krye-programuesit të softuerëve të Forcave Ajrore dhe në një deklaratë për gazetën britanike "Financial Times" ai kritikoi aftësinë e sigurisë kibernetike të SHBA-së.

Ai theksoi se Kina është shumë përpara SHBA-së në çështjen e kibernetikës dhe inteligjencës artificiale. "Brenda 15 viteve nuk do të kemi shans për t'u përplasur me Kinën. Kjo punë tashmë ka marrë fund. Sipas meje (konkurrenca kibernetike) ka përfunduar me kohë", tha Chaillan.

Pasi bëri të ditur se siguria kombëtare amerikane është dëmtuar për shkak se Google ka refuzuar të bashkëpunojë me qeverinë e SHBA-së, Chaillan theksoi se kapaciteti kibernetik dhe i inteligjencës artificiale i disa institucioneve të SHBA-së ndodhet në nivelin e "kopshtit" në krahasim me këtë vend.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale kur dha dorëheqjen më 2 shtator, Chaillan kishte pretenduar se Pentagoni nuk ka treguar dëshirë që të shpenzojë para në sigurinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në përgjigje të pyetjeve lidhur me temën, tha se nuk do të vlerësojë fjalët e ish-zyrtarit në fjalë, por që departamenti i kushton rëndësi sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın